Kryeministri Edi Rama ditën e sotme përmes një konference për mediat ka zbuluar se SHBA me në krah Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit në OKB do të jenë bashkë për nismat konkrete që do të ndërmerren për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Shqipëria do të jenë bashkë penë-mbajtëse me SHBA-në në Këshillin e Sigurimit në OKB lidhur me çështjen e Ukrainës.
Është padiskutim një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por edhe një konfirmim i një Shqipërie krejt tjetër në arenën ndërkombëtare.
Anëtarësimi i Shqipërisë në KS si anëtar jo i përhershëm. Krijimi i këtij çifti SHBA-Shqipëri në KS për të qenë bashkë penë mbajtës për çështjen e Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim me nisma konkrete, që të dyja vendet do të ndërmarrin” tha Rama.
“Nuk e kishim planifikuar, por gati për ta marrë përsipër. Jemi të vetëdijshëm për përmasat e vendit tonë. Por kjo është cështje serioziteti dhe aftësie për të marrë përgjegjësi por edhe vlerësimi për rolin e ri. Kjo është një shprehje e thellimit të partneritetit strategjik” tha ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
/5pyetjet.al