-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e tifozit në Selanik, policia po e ndjek “këmba-këmbës”, 20-vjeçari dyshohet se është arratisur në Shqipëri

Kryesoret

Policia greke po ndjek këmba këmbës bashkëautorin shqiptar në vrasjen e 19-vjeçarit grek në shtetin fqinj pak ditë më parë.

Mediat bëjnë me dije se i riu i shpallur në kërkim është shok i 23-vjeçarit shqiptar të vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje. Ai dyshohet se është arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit.

Sipas shtypit grek, bëhet fjalë për një 20-vjeçar, anëtar i një grupi që mori pjesë në sulmin e përgjakshëm të ndodhur në vitin 2019 ndaj dy tifozëve sërish në zonën e Charilaos.

20-vjeçari ka mbërritur me makinë në stacionin kufitar dhe ka kaluar në Shqipëri. Dokumentacioni i tij është kontrolluar nga autoritetet greke dhe ato shqiptare.

Tifozët e PAOK-ut sipas policisë greke vepronin si një organizatë kriminale ndërsa prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë çështje.

Ekipet e këtyre tifozëve prej vitesh kishin mbjellë terror në zonën e Charilaou. Në mars të vitit 2019 23-vjeçari i arrestuar dhe shoku i tij 20-vjeçar, së bashku me dy tifozë të tjerë të PAOK-ut, kishin sulmuar dy të rinj që thjesht u deklaruan tifozë të Arisit, pothuajse në të njëjtin vend ku u vra Alkis.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit