-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babë e bir arrestohen në Selanik për shitje droge në kafenenë e tyre

Kryesoret

Dy shqiptarë, baba dhe bir, janë arrestuar në Selanik, Greqi, pas zbulimit të një rrjeti trafikimi kokainë që ata menaxhonin përmes një kafeneje.

Babai, 60 vjeç, dhe i biri, 33 vjeç, akuzohen për mbajtjen dhe shpërndarjen e kokainës dhe do të përballen me akuza të rënda penale.

Pas një kontrolli në dyqan, policia ka gjetur dhjetë pako kokainë (10.49 gramë) të fshehura me kujdes. Në vazhdim, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë gjetur tre pako të tjera kokainë (2.95 gramë), së bashku me një shumë prej 1320 eurosh, dy telefona celularë dhe një shufër metalike.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit