Presidenti serb Aleksandar Vuçiç takoi mëngjesin e sotëm në Pekin homologun kinez Xi Jinping.
Ata kanë folur për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, sidomos në fushën ekonomike.
Por, nuk u la pa përmendur edhe ajo politike, ku sipas Vuçiçit, Jinping e mbështet Serbinë edhe në ruajtjen e Kosovës.
“Ne folëm për çështje strategjike, mbështetje reciproke, ruajtjen e integritetit territorial në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin tonë për shkak të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçiç për RTS.