I riu shqiptar merr peng nënën dhe gruan e tij.
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një i ri shqiptar u raportua se mbajti peng nënën dhe bashkëshorten e tij. Ngjarja u shënua në lagjen Palini të Athinës, ndërsa sipas mediave greke është dashur ndërhyrja e policisë në zonë.
Dy gratë u mbajtën me forcë brenda banesës për disa orë. Pas rrethimit të zonën policia greke arriti të arrestonte të riun shqiptarë. Ai është një 28-vjeçar, ndërsa siç raportojnë mediat greke të riut nuk i është gjetur armë.
Një 28-vjeçar shqiptar, babai i dy fëmijëve të mitur, ka marrë peng bashkëshorten dhe nënën e tij.
Ervis Hoxha, 28 vjeç nga Berati vuan prej problemeve mendore, raportojnë mediat helene.
Ende nuk dihen shkaqet se përse autori mori peng gruan dhe nënën?
Një hetim ka nisur për rastin në fjalë.