Beatrix ka ndarë në Fan Club momentin emocionues se si arriti të krijonte këngën për dashurinë mes saj dhe Donaldit.
Sipas saj kënga erdhi si një shtysë nga vëllai i saj, pasi ajo ndihej e mpirë dhe teksa tregonte historinë dhe momentet që kishte përjetuar me Donaldin në studion e regjistrimin, Albani e kishte ndihmuar të shkruante tekstin.
Ajo ndihet shumë mirë që Donaldi e vlerësoi këngën e saj dhe se ai e quan atë si një film.