Prezantuesja Einxhel Shkira duket se pas thyerjes së krahut po “thyen” edhe rrjetin me denoncimet e saj publike për marrëdhëniet problematike e deri shkatërruese të punës me disa producentë e televizione, që s’i përfundim, sipas vetë asaj, as nuk e kanë paguar. Gjithçka nisi kur Einxhel dhe Donald Veshaj debatuan me njëri-tjetrin gjatë spektaklit të para disa ditëve, për karrierën e secilit e bashkëpunimin mes tyre te show “Binjakët”.
Einxhel tha se Donaldi dhe vëllai i tij Romeo nuk e kishin paguar për punën që kishte bërë me “Vizion Plus”. Pastaj tregoi edhe për “RTV Ora”, që sipas saj nuk e kishte paguar, por televizioni doli me një deklaratë ku mohonte sa ishte thënë nga banorja e BBV, duke dyshuar se ndoshta Einxhel kishte ngatërruar emër televizioni në rrëfimin e saj.
Por në ditët në vazhdim, Einxhel (e cila është komentuar jo pak për largimet e shpeshta në mes sezoni televiziv nga formatet ku është bërë pjesë), ka treguar histori të tjera në lidhje me situatën televizive dhe karrierën e saj në televizion.
Ajo për Ilirin Shaqirin e Monika Lubonjën rrëfeu një histori pikante me bashkëproducentet, Vera Grabocka e Alketa Vejsiu.
“Kisha vetëm një vit në televizion. Vera dhe Alketa më thirrën për një projekt. Vetëm një vit kisha. Bëra prova dy javë me ta dhe më pas erdhi Bora (për Bora Zemanin). E kishin përzgjedhur, ishte më e njohur se unë në atë periudhë. Unë kisha shkëputje nga televizioni. Ishte më e njohur dhe e morën”, tha Einxhel duke treguar se edhe në këtë rast nuk ishte paguar.