Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi, dyshohet se është në një lidhje dashurie me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e modelesë Adrola Dushin. Aludimet për këtë lidhje vijnë nga postimet e fundit të çiftit në Instagram nga vetë Fifi dhe Adis.
Fotot e postuara nga dyshja në faqet e tyre të instagramit, duken mjaft dyshuese, shumë afër njëri-tjetrit dhe me një puthje ne faqe nga ana e Fifit. Ndërkohë nga një foto e shkrepur nga fansat çifti po shkëmben një puthje pasionante.
Adis Patushi njihet si ish-bashkëshorti i modelesë së njohur Adrola Dushi. Dyshja janë prindër të një djali i quajtur Troi. Ata i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2018.