-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shafqet për herë të parë Beatrix në publik, rrëfen emocionet e para për Donaldin

Kryesoret

Disa ditë më parë Beatrix Ramosaj la shtëpinë e “Big Brotherit” por vetëm sot ajo u paraqit në Fan Club ku rrëfeupër qëndrimin e saj në shtëpi, lidhja me Donaldin dhe reagimet për lidhjen e tij me Borën.

Pas daljes Trixa tha se ishte e inatosur me veten që kishte ndrydhur veten dhe pastaj kishte vendosur t’i vëjë gjërat në peshore duke e kuptuar se kishte më shumë gjëra të mira se të këqija.

Tutje ajo foli edhe për lidhjen me Donaldin duke zbuluar momentet e para të historisë.

“Unë Donaldin e kam pas njohur nga jashtë por skam pas ndonjë mendim dhe ishte ai dhe Semi që mu afruan më së shumti dhe aty nisi muhabeti, kimia, me shakatë lojërat. Unë kisha kriju një simpati për të por jo që ta kem ne qef thjesht kimi”.

E pyetur për zhurmën e madhe që u bë përshkak të lidhjes së Donaldit me Borën, Trixa tha se nuk e kishte menduar se reagimet do të merrnin këto përmasa.

“Duke e njohur publikun dhe duke njohur fansat që lidhen me idetë e çifteve dhe sot e kësaj ditë që ata janë ndarë, e kisha menduar, e dija që do të kishte njerëz që nuk do të pëlqenin lidhjen time me Donaldin por se kisha marr me mend që do të ishte me përmasa kaq të mëdhaja”

“E shkuara e askujt nuk fshihet e shkuara është e shkuar, unë po shijoj atë që po ndjehem po merrem me veten time, me këngë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit