Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike. Teletruria.it shkruan se 41-vjeçari shqiptar u kap me 7 kilogram kanabis në makinë. Ai ishte i pa dënuar më pare dhe ishte pronari i një lavazhi.
Kontrolli i makinës së shqiptarit ka ardhur për shkak të dyshimeve të policisë italiane, pasi ai udhëtonte shumë drejt veriut të Italisë. Pas kontrollit nga policia, shqiptarit iu gjet kanabisi i fshehur mes sendeve personale të tij. Më pas ai u arrestua dhe u dërgua në burgun e Arezzos.