-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të vendosë 6 marsi PD-në e vërtetë? Bozdo: Nuk garojmë në kushte të barabarta me Bashën

Kryesoret

Opozita e vendit do të shkojë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit më e përçarë se kurrë më parë, më PD-në e Bashës në njërën anë dhe koalicionin Shtëpia e Lirisë nga ana tjetër, ku bën pjesë LSI dhe PDK, ndërsa kandidatët do të jenë nga Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike.

Për të folur më shumë mbi këtë situatë ishte i ftuar në “5 Pyetjet nga Babaramo”, në Report TV, ishte i ftuar Eno Bozdo. I pyetur se a do të vendosë 6 marsi se kush do të jetë opozita e vërtetë, Bozdo u shpreh se tashmë simpatizantët e PD e kanë të qartë se gjendjen brenda partisë, ndërsa 6 marsi mund të sqarojë qytetarët e thjeshtë, tha ai. Megjithatë, Bozdo theksoi se Rithemelimi dhe PD nuk futen në këto zgjedhje në kushte të barabarta.

“Nuk vendos 6 marsi se kush është shumica. Kjo është vërtetuar edhe nga Kuvendi, referendumi apo primaret. Gjërat brenda PD janë shumë të qarta nga simpatizantët. Opinioni publik pret edhe ballafaqimin më 6 mars. Ne nuk e kemi problem edhe këtë gjë. Edhe nëse kjo të ishte kështu, nuk është një përplasje në kushte të barabarta. Duam apo nuk duam ne, sigla është historike dhe njerëzit janë të tërhequr prej saj, zyrën e mban Basha. Kushtet e garimit nuk janë të barabarta.

Bozdo nuk pranoi se gara në 6 mars është vetëm për vendin e dytë. Ai theksoi se Rithemelimi synon fitoren në Shkodër, po jo vetëm.

“Unë besoj se në Shkodër opozita reale ka shumë mundësi për të fituar. Në Dibër, Vorë e Durrës, gara është shumë interesante. Për opozitën janë kohëra të vështira. Është e vërtetë që opozita është e përçarë dhe është e vërtetë që zgjedhjet e 6 marsit do të sqarojnë opinionin publik për të vërtetën”, tha Bozdo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit