-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç kryeministër? Presidenti Gjukanoviç: Do ta mbështesim

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Malit të Zi Srdan Darmanoviç thotë se është e vështirë të thuhet se cilat do të jenë zgjidhet për qeverinë e re në Mal të Zi.

“Koncepti është që në të të mos marrë pjesë Fronti i ri Demokratik, ndërsa ata që duan qeveri të rë nuk kanë interes që qeveria e deritashme të të jetë gjatë me mandat teknik” ka thënë ai.

Por, Darmanoviç thekson se pak a shumë dihet që kryeministri i ri do të jetë lideri i partisë ura Dritan Abazoviç.

Ish -kryediplomati malazez, tutje, ka theksuar se në qeverinë e re do të hyjnë edhe partitë e pakicave.

Ndërkohë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka thënë se është interes i Malit të Zi të ketë një qeveri të përgjegjshme dhe se DPS (partia e tij), do t’i ofrojë mbështetje qeverisë së pakicës me disa kushte të caktuara politike racionale.

 “Do të mbështesim secilën qeveri që do ta ruaj karakterin qytetar dhe sekular të Malit të Zi që e çon përpara demokracinë multietnike dhe që i shërben zhvillimit ekonomik dinamik, në mënyrë që Mali i Zu si shtet i zhvilluar dhe demokratike në një të ardhme të afërt, të bëhet pjesë e BE’së” ka thënë ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit