-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Donaldi thyen tavolinën gjatë realizimit të skenave të filmit “14 vjeç dhëndër” në Big Brother VIP

Kryesoret

Mbrëmë (6 shkurt) për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP ka nisur me një sfidë të re që u është dhënë nga “Vëllai i madh”.

Ata duhet të improvizonin skena nga filmat të ndryshëm, që fillimisht i shikuan në ekran dhe më vonë i realizuan.

Një skenë nga filmi i njohur shqiptar, “14 vjeç dhëndër” u caktuan ta luanin dy banorët që me profesione janë aktor, Donald Veshaj dhe Monika Lubojna.

Teksa po hynin në rolet e tyre dhe duke u munduar t’i përshtateshin karaktereve, Donaldit i ndodhi një situatë e papritur dhe qesharake.

Aktori u shtri mbi një tavolinë ku qëndroi për disa sekonda dhe e cila më pas u thye dhe ra në tokë.

Situata u prit me të qeshura nga të gjithë banorët që ishin duke e shikuar shfaqjen e Doanldit dhe Monikës.

Kujtojmë, që edhe Arjola dhe Iliri patë një performancë nga një film, ata të dy në një moment madje shkëmbyen edhe një puthje në buzë.

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit