Seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e kreut të shtetit u ndërpre për disa minuta, ndërsa këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta Bledar Dervishaj doli në një deklaratë për mediat, për të zbardhur atë çfarë sipas tij kishte ndodhur, lidhur me provat e reja që Kuvendi ka depozituar për të rrëzuar pretendimet e Presidencës.
Kreu i shtetit akuzon Kuvendin se ndjek me besnikëri të plotë rrugën e manipulimit dhe falsifikimit të provave. Dervishaj kishte akuza të forta.
“Në seancën e orës 10:00 ne kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove, të depozituar më 4 shkurt nga Kuvendi.
Gjatë shqyrtimit të këtyre provave të reja që na u vunë në dispozicion po të njëjtën ditë, na rezultoi nga vetë praktika e dorëzuar nga Kuvendi, një ndërhyrje apo manipulim prove.
I është parashtruar gjykatës dhe në përgjigje. Urdhri që Kuvendi i depozitoi gjykatës mban datën 5.5.2021. Ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, urdhri mban datën 6.5.2021.
Kjo ndërhyrje bëhet për të rrëzuar pretendimin e Presidentit për shkeljet që kishim konstatuar për caktimin seancës plenare. Ndërhyje ka dhe te pika 20 e këtij urdhri”, tha Dervishaj. Kjo sipas tij është manipulim për të qenë brenda afateve.
/5pyetjet.al