-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është ‘sheqeri’ i Big Brother VIP sipas Big Mamës

Kryesoret

Edicioni i parë i “Big Brother VIP Albania” po vjen drejt përfundimit dhe rrjedhimisht, të gjithë kanë të preferuarin e tyre lidhur me fituesin e çmimit të madh prej 150 mijë eurosh.

Një nga ish-konkurrentet e shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjithashtu ka treguar simpatinë e saj në lidhje me fituesin e kompeticionit.

E ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Big Mama është shprehur se, sipas saj, Ilir Shaqiri është banori që e meriton fitoren, ndonëse me zemër do të dontë që ta fitontë mikesha e saj, Arjola Demiri.

“Me gjithë zemër e shpirt dua që çmimin ta fitojë Arjola. Por nëse është një njeri që e meriton fitore, ai është Iliri. Njeri më të mençur dhe njeri më inteligjent si Ilir nuk kam parë. Ai ka përballuar shumë sfida brenda shtëpisë, ka qenë aq i qetë sa unë jam habitur.”

Big Mama ka rrëfyer gjithashtu se e shihte Donaldin si partner për batuta dhe shaka, por momenti që këngëtarja hyri në shtëpi nuk ishte i duhuri për batuta, pasi Donaldi po kalonte momentet më të vështira, gjë që ndikoi në humor.

“Pa Donaldin ajo shtëpi nuk ka lezet. Donaldi dhe PM janë sheqeri dhe humori i asaj shtëpie. Normalisht që ka momente përplasjesh dhe presion. Ka momente që Donaldi gabon, unë ja kam lënë gjithmonë moshës. Brenda shtëpisë e shihja Donaldin si partner për batuta e kështu gjërash. Por unë ndoshta hyra në momentin më të vështira të Donaldit dhe e gjeta më të tërhequr.”

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit