-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mijëra euro karburant, deputetët e Kosovës kërkojnë sqarim për deklaratat

Kryesoret

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk ka pranuar të mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës derisa aty prezent është shefi i stafit të kryeparlamentarit, i cili sipas tij në një shkrim ka thënë të pavërteta rreth çështjes së shpenzimeve të deputetëve.

Mbledhja ka dështuar dhe kryetari i Kuvendit ka deklaruar se nga ana e Gashit ka pasur edhe mësymje dhe sharje në drejtim të Ilir Kërçelit.

“E kam lexuar reagimin e shefit të stafit, më është dukur reagim në parim, nuk e ka përmendur asnjë emër, mendoj të gjithë emrat që janë lakuar pastaj nuk janë prej shefit të stafit por janë prej mediave dhe prej portaleve të caktuara të cilat zoti Gashi i ka marrë si sulm personal. Pat mësymje, pat edhe sharje në familje, shprehje të cilat nuk mund t’i përmend”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa në deklarimin e tij, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk ka pasur përplasje fizike dhe se ka pasur distancë të lartë me shefin e stafit të kryeparlamentarit.

 “As nuk e kam prek me dorë dhe kam pas distancë relativisht të lartë me të, nuk është e vërtetë. Pra kryetari i Kuvendit duhet të kryejë detyrat e tij, të jetë në krye të funksionit të vet si përfaqësues i Kuvendit dhe i gjithë deputetëve të Kuvendit dhe jo të aktivizojë shefin e kabinetit të vet për të keqpërdorur situata e informacione të pasakta në dëm të deputetëve”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se mbledhja e kryesisë së Kuvendit ka dështuar për shkak të prezencës së shefit të stafit të Konjufcës, për të cilin ka thënë se ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të tij.

 “Mbledhja e kryesisë së Kuvendit dështoi për shkak se kryetari i Kuvendit kishte marrë me veti shefin e kabinetit i cili ka bërë shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të veta. Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent, kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi. Shefi i kabinetit përveç që ka thënë të pavërteta, ka përdorur të vërteta të pjesshme duke tentuar të denigrojë deputetë të caktuar të Kuvendit të Republikës”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, asnjë shef i kabinetit nuk flet pa lejen e shefit të tij.

Sjelljen e Gashit e kanë kritikuar grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Adnan Rrustemi ka thënë se aty kishte kërcënime të drejtpërdrejta.

 “Përveç që e dënojmë një sjellje të tillë shumë të papërgjegjshme shumë jo parlamentare, kërcënime të drejtpërdrejta, natyrisht dua ta bëjë të njohur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, propozimin që kishim ndërmend ta paraqesim ën kryesinë e Kuvendit, në lidhje me domosdoshmërinë që kryesia e kuvendit të rishikojë komplet vendimin e kryesisë të vitit 2011 për sa i përket kompensimit të deputetëve”, ka thënë Rrustemi.

Dje, shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërceli ksihte shkruar në llogarinë e tij se “Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë mëditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në karburante 10,440 euro”.

Lidhur me vendimin e vitit 2011 i cili u mbulon deputetëve shpenzimet e udhëtimit për në Kuvend, Konjufca ka thënë se do ta trajtojnë këtë pikë sapo të vijë në kryesi.

 “Sapo që kjo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i merrte votat e subjekteve të tjera politike të cilat që besa deri tash kanë thënë që nuk e përkrahin një vendim të tillë së paku dy subjekte politike deri tash e kam parë, dy subjekte parlamentare të cilat nuk e përkrahin një vendim për deputetët sepse sipas shpjegimit të tyre kjo ka ndodhur në vitin 2011 që të ketë një barazi në mes të deputetëve pra sa i përket shpenzimeve të tyre, ata që jetojnë jashtë Prishtinës, pra në qytete të largëta si Gjakova apo Prizreni apo qytete të tjera, dhe deputetët që jetojnë në Prishtinë të cilët e kanë shumë afër Kuvendin dhe mund të marrin pjesë pa ndonjë shpenzim dhe ta kryejnë punën e tyre”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa grupi i Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar që do të heqin dorë nga këto kompensime duke shtuar se vendimi për shtesat duhet të rishikohet në tërësi.

 “Ky kompensim ishte i panevojshëm, i tepër për deputetët e Kuvendit të Kosovës, sido që të jetë duhet ta dallojmë ose duhet rastet eventuale që kanë dhënë adresën e pasaktë nga deputetët e tjerë të cilët si pjesë të pagës e kanë marrë kompensim për udhëtim”, ka thënë deputeti Adnan Rrustemi.

Ditë më parë në media janë publikuar emrat e deputetëve dhe shuma për derivate të cilën ata e kanë shpenzuar për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, shpenzime këto që u janë mbuluar nga ky institucion me një vendim të vitit 2011.

Përveç kësaj, disa deputetë kishin përfituar nga ky vendim ani pse të njëjtit ishin me vendbanim në Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit