Prokuroria Themelore e Pejës sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se do të japë detaje të reja rreth rastit të helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan, që kishte ndodhur në korrik të vitit të kaluar.
Helmimi i mijëra qytetarëve bëri që kjo komunë të martën më 13 korrik 2021 të shpallë gjendje emergjente.
Pas rritjes së numrit të personave që kërkonin trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, ishin ngritur dyshime për helmim të qëllimshëm të ujit.