Kryeministri i Shqipërisë ishte sot në një takim në Viterbo, Romë, me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare, rritur shkëmbimet mes stafeve akademike, bashkuar programe për diploma të dyfishta.
Gjatë fjalës së tij ai vuri theksin në shembujt pozitiv të bashkëpunimit arsimor që kemi ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.
“Më duket mëse e qartë se me universitetet Italiane mund te ecet me përpara pasi ekziston një lidhje e veçantë mes Italisë dhe Shqipërisë.
Janë shumë programe europiane për t’u shfrytëzuar e për të krijuar sinergji mes njeri-tjetrit” shtoi kryeministri Rama.
“Pika e fundit bashkëpunimi në fushën e mjekësisë, mesa duket është një temë që ngjall shumë interes jo vetëm për ne por edhe për Italinë, është një sektor ku fare qartë ndihet nevoja jo vetëm për të formuar student por edhe për të mbajtur infermierë në disa vende që ka nevojë.
Ekzistojnë disa protokolle edhe disa marrëveshje, edhe sot do të firmosen disa marrëveshje.
Ajo që është e e rëndësishme është që ato të mos ngelen vetëm në letër” tha ai.
/5pyetjet.al