Një rrahje mes katër personave mesin e tyre edhe një femër, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në një lokal në Prizren.
Rrahja erdhi si rezultat i një mosmarrëveshje mes një klienti dhe pronarit të një lokali.
“Është raportuar se në një lokal, pas një mosmarrëveshje në mes një klienti dhe pronarit janë rrahur katër persona të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në raport.
Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit nisën hetimet.