-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron shkon në Moskë për të parandaluar konfliktin: Putin nuk do luftë

Kryesoret

Me synimin për të arritur një zgjidhje historike për krizën në Ukrainë, presidenti francez Emanuel Macron arrin sot në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Të martën, presidenti francez do të jetë në Kiev, ndërsa para misionit të tij të dyfishtë, dje ka zhvilluar një bisedë telefonike 40 minuta me presidentin Biden.

Dy liderët shkëmbyen informacione mbi kontaktet e realizuara gjatë fundjavës me synimin për një koordinim të mirë në funksion të udhëtimit.

Në një deklaratë për “Journal du Dimanche” të dielën, Macron tha se qëllimi i Rusisë nuk ishte “Ukraina, por një sqarim i rregullave – me NATO-n dhe BE-në”.

Prandaj, është “urgjente të shkojmë drejt një rendi të ri të gjërave për të cilin Europa jonë ka nevojë thellësisht dhe që bazohet në parimin bazë të sovranitetit të barazisë ndërmjet shteteve”, tha ai.

Macron beson se dialogu i tij me Putinin ndoshta do të jetë i mjaftueshëm për të parandaluar shpërthimin e një konflikti ushtarak, pavarësisht vlerësimeve pesimiste në shumë kryeqytete perëndimore.

“Intensiteti i dialogut që patëm me Rusinë dhe kjo vizitë në Moskë janë krijuar për të ndaluar këtë që të ndodhë (skenari më i keq)”, tha Macron.

“Në vijim do të diskutojmë kushtet e de-përshkallëzimit. Duhet të jemi shumë realistë. Nuk do të bëjmë gjeste të njëanshme, por është e nevojshme të ndalojmë përkeqësimin e situatës” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit