Këngëtari Shpat Kasapi që prej kohësh jeton në Shkup, ka bërë një nga rrëfimet më interesante për fëmijërinë e tij.
Shpati ka zbuluar se ka filluar të punojë në një moshë fare të vogël, vetëm 8 vjeç, duke shitur kokoshka.
“Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”, tha Shpat Kasapi.
Gjithashtu Shpati, rrëfeu se ka qenë një fëmijë problematik, pasi edhe e kanë përjashtuar nga shkolla.
“Më kanë përjashtuar nga shkolla. ngaqë mami kishte shumë autoritet në atë kohë dhe për hatrin e mamit më linin. Pastaj babi edhe ma fishkëllente ndonjë”
Kujtojmë se Shpat Kasapi u bë baba para disa ditësh, pasi erdhi në jetë djali i tij.