-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘PD s’duhet të bëjë analiza’- Salianji: Kur digjen pallatet s’ka vend për heshtje!

Kryesoret

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar ndaj liderit demokrat Sali Berisha pas takimit të djeshëm që ka zhvilluar me fermerët në Berat.

Salianji thotë se një PD me lidership të pakapur nuk do të rrinte të bënte analiza në Berat, por do të ishte sot gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës, pasi sipas tij heshtja është bashkëfajësi dhe lë dyshime të forta për ortakëri me qeverinë.

Postimi i Salianjit

Një Parti Demokratike me lidership të pakapur nuk do rrinte duke bërë analiza ne Berat. Do ishte sot gardh te pallati i djegur në mes të Tiranës! Aty është modeli i babëzisë korruptive të Ramës që sjell pasoja fatale për jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve!
Aty është skena e krimit. Aty është prova e gjallë e babëzisë për fitim të shpejtë, betonit pa plan, ndërtimeve pa cilësi, lejeve pa hesap, materialeve pa kontroll dhe korrupsionit që ka marrë peng jetën e qytetarëve. Por jo… lidershipi i sotëm i PD-së ka halle të tjera. Ka merak për Armand Lilon.
Po, për atë që ka ndërtuar gjysmën e Tiranës, për atë që bëri 4 kate pa leje në mes të kryeqytetit dhe ligji nuk guxoi ta prekë.
Po, për atë që është simbol i lidhjes së pisët mes pushtetit dhe parasë.
Kur digjen pallatet dhe rrezikohen jetët e qytetarëve, nuk ka vend për heshtje.
Heshtja është bashkëfajësi dhe le dyshime të forta për ortakëri me qeverinë, prandaj duhet ndryshim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit