Kandidati i Partisë Demokratike për Durrësin, Luan Hoti, ka zbuluar sloganin dhe posterin e fushatës elektorale të 6 Marsit.
“Në shërbim të qytetarëve, bashkë për Durrësin”, është slogani i kandidatit të PD-së për zgjedhjet lokale.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook të Partisë Demokratike, ku krahas një jetëshkrimi të shkurtër për kandidatin Luan Hoti, kërkohet mbështetja e të gjithë qytetarëve për të, si alternativa më e mirë.
“Votoni Partinë Demokratike. Votoni LUAN HOTI për Kryetar të bashkisë Durrës.
Luani ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe nje djali.
I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmësgjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, Luani ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.
Luani ka punuar fort për Durrësin duke ndjekur nga afër shqetësimet e komunitetit dhe demokratëve durrsakë. Ai është një shembull konkret i ngjitjes së një demokrati në krye të përfaqësimit të demokratëve të Durrësit duke qenë se ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj”, thuhet në njoftimin e PD-së në facebook.
“Një patriot për Lushnjën”- Kandidati i PD për kryetar bashkie në Lushnjë, Indrit Sefa zbulon sloganin dhe posterin e fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
“Në shërbim të qytetarëve, një patriot për Lushnjë”- me këtë slogan, Sefa do të kërkojë votën e të gjithë qytetarëve Lushnjarë.
Partia Demokratike ka vijuar me prezantimin e kandidatëve nga sloganet e tyre deri tek biografia, i radhës ka qenë ai i z. Indrit Sefa.
“Lindur dhe rritur në Lushnje, Indriti është i martuar dhe jeton me gruan dhe vajzën në Lushnje. Ai është me profesion avokat dhe vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar. Nebi Sefa ka qenë një prej nënshkruesve të panvaresise së Shqipërisë në 28 Nëntor 1912, ndërsa në Kongresin e Lushnjes familja Sefa është përfaqësuar nga dy delegatë, Nebi Sefa dhe Jonuz Sefa”, shkruan Partia Demokratike.
Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin e saj për Bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi dhe sloganin e tij në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit.
“Në shërbim të Rrogozhinës, me ju dhe për ju”, thuhet në posterin elektoral të Saraçit.
Sipas PD-së, Ferdinand Saraçi ka lindur dhe është rritur në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ai ka punuar si emigrant, ndërkohë që prej vitit 2000 merret me biznesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit.
“Lindur dhe rritur Gosë të Rrogozhinës. Pasi ka provuar emigrimin si shumë e shumë banorë të tjerë të Rrogozhinës, prej vitit 2000, Fredi merret me bisnesin e tregtisë së makinerive bujqësore dhe pjesëve të këmbimit. Përfshirjen dhe pjesëmarrjen në politikë për PD Fredi e ka prej shumë vitesh, ndërkohë që prej 2016, ai është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike dega Rrogozhinë me votën e anëtarësisë.
Fredi ka qenë gjithmonë në ndihmë të komunitetit dhe në krah të njerëzve në nevojë, por sidomos gjatë festave fetare dhe gjatë kohës së pandemisë. Ai është krenar për lidhjet e forta që ka me gjithë komunitetin e Rrogozhinës”, thuhet në njoftimin e PD.
Votoni Ymer Marku për Kryetar të bashkisë së Vorës
Ymeri është diplomuar tek Universiteti Luigj Gurakuqi Shkodër. Lidhjen e drejtpërdrejtë në shërbim të komunitetit e Vorës i ka filluar në vitin 2003 si kryetar i Komunës Bërxullë, ku nën drejtimin e tij u ndërtua Ujësjellësi dhe Kanalizimet për të gjithë zonën dhe u shtruan 95% e rrugëve. Ymeri ka shërbyer edhe 4 vjet si NënKryetar i Bashkisë. Ymeri do jetë gjithmonë në shërbimin të baniorëve të Vorës, me lidhje të drejtpërdrejtë dhe vetëm në shërbim të halleve dhe problemeve të tyre.
/5Pyetjet.al