Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij së bashku me nusen e djalit të tij e cila me vete kishte pasur edhe djalin e saj kishin dalë nga shtëpia të shtunën rreth orës 14:00, dhe prej asaj kohe më nuk ishin kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Raporton Telegrafi.
Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë relevante të policisë dhe janë duke e hetuar rastin.
/5Pyetjet.al