Ministrja Manastirliu dhe mjeku i njohur Tritan Kalo folën sot nga QSUT për situatën e pandemisë.
Pavarësisht uljes së kurbës epidemike, ministrja Ogerta Manastirliu dhe mjeku Tritan Kalo kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar.
Në videon e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Kalo apelon për zbatim të rregullave anticovid dhe vaksinim të qytetarëve, ndërsa e konsideron situatën aktuale si “bishtin e pandemisë”.
“Jemi në kohën kur ka shtrirje të pandemisë, ajo që quhet “bishti i pandemisë” i cili jep shtrirje të numrit të rasteve ose mund të jetë dy-trefishimi i saj por me ulje të agresivitetit. Dhe kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë deri sa pandemia të transformohet në endemiki”, theksoi Kalo gjatë fjalës së tij.
/5Pyetjet.al