Kryekëshilltari për shkencë i presidentit Joe Biden ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për keqtrajtim të stafit.
Eric Lander dha dorëheqjen disa orë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një hetim i brendshëm gjeti prova të besueshme që ai kishte keqtrajtuar stafin e tij, duke e shënuar largimin e parë në nivel kabineti të administratës Biden.
Një rishikim i brendshëm vitin e kaluar, i nxitur nga një ankesë në vendin e punës, ka gjetur prova se Lander, drejtori i Zyrës së Politikave të Shkencës dhe Teknologjisë dhe këshilltar shkencor i Bidenit, bullizonte punonjësit dhe i trajtonte ata me mungesë respekti.
Shtëpia e Bardhë e kishte qortuar Landerin për veprimet e tij me stafin, mirëpo të hënën sinjalizoi se ai do të lejohej të qëndronte në detyrë, pavarësisht pohimit në Ditën e Inaugurimit të Bidenit se ai priste “ndershmëri dhe mirësjellje” nga të gjithë ata që punonin në administratën e tij dhe se do ta pushonte nga puna këdo që tregon mungesë respekti për të tjerët.
/5pyetjet.al