Memorie.a1/ publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit ne Tirane (fondi i ish-Komitetit Qendror te PPSh-se), qe Jane shkeputur nga nje dosje voluminoze me siglen “leper sekret” e cila i perket viteve 1980-1982 dhe ben fjale per ngjarjen e bujshme te carjes se gomave te disa prej automjeteve te trupit te huaj diplomatik te akredituara ne Tirane, e cila sketesoi deri udheheqesin kryesor te Partise, Enver Hoxhen, qe i telefonoi menjehere ministrit te Puneve te Brendshme, Fecor Shehu, ku, ne kulmin e zemerimit, “Komandanti” i tha: “Nese per 24 ore nuk e gjeni se kush dhe perse i ka demtuar automjetet e ambasadave te huaja ne Tirane, gjej vrime dhe futu”! Alarmi i ministrit te Brendshem Fecor Shehu, i cili thirri ne nje mbledhje urgjente, te gjithe drejtoret kryesore te dikasterit qe drejtonte dhe pasi iu bed te qarte sketesimin e madh te “Komandantit”, se mos ajo ngjarje do krijonte incident diplomatik me disa shtete, organet e Sigurimit te Shtetit dhe struktura te tjera te Ministrise se Puneve te Brendshme, brenda 24 oresh, arriten te zbulonin autoren e “krimit”, Prendushme Deda, punetore e Ndermarrjes Komunale te kryeqytetit, qe punonte ne pastrimin e rrugeve, e cila u kap ne flagrance perpara Hotel “Dajtit” teksa cante gomat e disa prej automjeteve, te trupit diplomatik ne Tirane. Deshmia e rralle e ish-Drejtorit te Laboratorit Qendror Kriminalistik te Ministrise se Puneve te Brendshme, Neshat Tozaj, te dhene pak kohe para se ai te ndahej nga jeta, lidhur me debatet e ashpra e perplasjen e tij, me ministrin Fecor Shehu, pasi ai, si titullar i laboratorit qe drejtonte, nuk pranoi te firmoste akt-ekspertimin, per te konsideruar “arme te ftohte” mjetin preres, me te cilen punetorja e pastrimit, kishte care gomat e disa prej automjeteve me targa “CD”! Kercenimi i Fecor Shehut, per vartesin e tij qe e shkarkoi menjehere nga detyra, duke e derguar si skenarist ne Kinostudion “Shqiperia e Re” dhe odiseja e gjate e Tozajt, per te Irene ne vend nderin dhe dinjitetin e tij, duke i derguar letra ankesash kryeministrit Mehmet Shehu dhe me pas Enver Hoxhes, gje e cila u be shkak e solli dhe ftohjen e perplasjen e pare midis dy krereve me te larte te Shqiperise komuniste, te asaj kohe! Akuzat e Enverit ndaj Mehmet Shehut, se: perse ai e kishte mbajtur te fshehte ngjarjen e bujshme, qe tronditi Tiranen zyrtare, (nga frika e ndonje incidenti diplomatik me disa shtete), ku pas vdekjes se tij dhe arrestimit te Kadri Hazbiut e Fecor Shehut, ajo ngjarje ridoli “ne skene” dhe si rezultat, u liruan nga burgu e internimi te gjithe pjesetaret e “grupit armiqesor”, qe ishin akuzuar per demtimin e automjeteve te ambasadave te huaja (me perjashtim te Prendushe Dedes, qe u lirua me amnistine e vitit 1986), e kthimin ne vendin e punes se Neshat Tozajt, (si Drejtor i Laboratorit Qendror Kriminalistik prane Ministrise se Puneve te Brendshme) i cili disa vite me pas, shkroi romanin “Thikat”, qe asokohe do te !Dente nje buje te madhe, duke u ribotuar disa here!
I pandehuri Gavrosh, akuzohet per vepren penale te moskallezimit te krimit dhe per pervetesim te pasurise socialiste, te parashikuara nga nenet 112/2 e 63 te Kodit Penal, kurse e pandehura Lefkothe Laska, akuzohet per moskallezim krimi dhe deshtim te palejuar, krime keto te parashikuara nga nenet 112/2 e 178/2 te Kodit Penal.
Gjykata pasi shqyrtoi materialet e Hetuesise, provat e marra gjate gjykimit, pasi degjoi Prokurorin, i cili kerkoi denimin e te pandehures Prendushe Deda, me 15 vjet heqje te lirise, per te pandehurin Gavrosh Laska, me 2 vjet heqje te lirise, per te pandehuren Lefkothe Laska, me nje vit heqje te lirise, si dhe mbasi degjoi mbrojtjen dhe fjalen e fundit te tre te pandehurve, te cilet kerkuan meshire:
VEREN
Nga administrimi i provave gjate gjykimit, u vertetua se e pandehura Prendushe Deda, ka gene ne marredhenie pune si punetore prane Ndermarrjes se Sherbimeve Komunale, te Banesave ne zonen Nr. 8 Tirane. Qendrimi i saj ne pune dhe shoqeri, ka gene gjithmone negativ, deri ne kundershtim me normat e moralit tone komunist. Ajo qysh ne moshe te re, eshte futur ne rrugen e degjenerimit dhe shthurjes morale.
Duke gene nje femer e tille dhe duke u infektuar nga ideologjia borgjezo-revizioniste, ajo gradualisht ka rene ne prehrin e armikut te klases, duke u futur ne rrugen e armiqesise dhe urrejtjes kunder pushtetit popullor, udheheqjes se Partise dhe vijes se pergjithshme qe ka ndjekur dhe ndjek Partia jone ne te gjitha fushat, ne ate politike, ideologjike, ekonomike dhe ushtarake.
Duke gene nje armike ajo eshte hedhur ne aktivitet te hapur armiqesor kunder udheheqjes kryesore te Partise, kunder Pushtetit Popullor, rendit socialist dhe vijes se Partise, per zhvillimin e luftes se klasave, ne te gjitha drejtimet, duke shpifur dhe komentuar, se gjoja ekonomia e vendit tone eshte e prapambetur, se niveli i mireqenies se popullit dhe klases sone punetore eshte i ulet, se tek ne jetohet keq dhe marrin rroga te ulta, kurse ne vendet borgjezo-revizioniste, jetesa eshte e mire, ekonomia eshte e perparuar, se atje punetoret paguhen shume mire dhe kane te ardhura te bollshme.
Keto pakenaqesi qe ka pasur e pandehura Prendushe, kunder udheheqjes se Partise, Pushtetit Popullor dhe rendit socialist, i ka bere me persona te ndryshem gjate periudhes se viteve 1979-1980, ne fushen e agjitacionit e propagandes. Keshtu ajo ka biseduar me deshmitaret: Natsha Elezi, Marjeta Qeleshi dhe Lindita Beken.
Veprimtaria armiqesore, ne formen e agjitacionit dhe te propagandes kunder shtetit, qe ka zhvilluar e pandehura Prendushe, u provua nga gjate gjykimit gjyqesor me pohimet e vet te pandehures Prendushe, me theniet e deshmitareve, Natsha Elezi, Marjeta Qeleshi, te bere ne Hetuesi dhe ne seancen gjyqesore, si dhe me theniet e deshmitares Lindita Beka, te bera ne Hetuesi.
Ne keto rrethana, provohet plotesisht se e pandehura Prendushe, ka kryer vepren penale te agjitacionit e te propagandes kunder shtetit, krim ky i parashikuara nga neni 55/1 te Kodit Penal.
Vec me siper, e pandehura Prendushe, duke gene nje armike kunder Partise dhe shtetit tone socialist, nuk mjaftohet vetem me berjen e agjitacionit e te propagandes kunder shtetit, por hidhet ne aktivitet te hapur, kunder tij.
Keshtu ne muajin tetor te vitit te kaluar, ajo mbasi siguroi nje thike, me anen e deshmitares Lindita Beka, thike e cila ne baze te akt-ekspertimit teknik nr.146, date 29.10.1980, konsiderohet si arme e ftohte, ka demtuar me anen e saj 24 cope goma te makinave te ambasadave te huaja, te akredituara ne vendin tone, si dhe te qytetareve te huaj qe kane ardhur per vizite ne vendin tone.
Keshtu, ajo ka vepruar me daten 12.10.1980, me makinen e perfaqesise bullgare, qe i ka care gomen e rrotes se pare, ate greke, qe i ka care dy goma, kurse ne daten 14.10.1980, ka care kater goma te makinave ceke dhe greke, qe ndodheshin perpara godines se “Zerit te Popullit”, ndersa me daten 19 e 21.10.1980, ka demtuar (care), para Hotel “Dajti”-t kater goma te makinave te perfaqesive franceze, greke dhe daneze.
E vendosur ne rrugen e saj armiqesore per te sjelle sa me shume dem shtetit tone dhe me qellim qe te shkaktonte prishjen e marredhenieve diplomatike, midis Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise midis shteteve te huaja qe kane marredhenie me neve. E pandehura, megjithese e dinte nje gje te tille dhe vihet ne dijeni qe organet e diktatures ishin vene ne ndjekje per kapjen e keqberesit, jo vetem nuk heq dore nga veprimtaria e saj armiqesore, por e dendeson ate me teper.
Keshtu me daten 22.10.1980, ne oret e vona te nates, ajo eshte ngritur nga gjumi dhe shkon ne afersi te Stadiumit “Dinamo”, ne territorin ku banojne familjet e perfaqesive te huaja diplomatike, dhe can 12 cope goma, te gjashte makinave te perfaqesive diplomatike ceke, hungareze, polake dhe bullgare.
Po keshtu, ajo ka vepruar edhe me daten 26.10.1980, qe i ka care nje gome, makines bullgare dhe eshte kapur ne flagrance nga deshmitaret Fatmit Baci, Veli Xhenga dhe Nazar Ymeri, te cilet mbasi e kane kapur ate, e kane Guar ne Drejtorine e Puneve te Brendshme dhe kunder saj ka filluar ndjekja penale per vepren penale, te provokimit te luftes, ose prishjes se marredhenieve diplomatike me Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise, krim ky i parashikuar nga neni 49 te Kodit Penal.
E pyetur ne lidhje me akuzen e siperme, e pandehura Prendushe, si ne Hetuesi ashtu dhe gjate gjykimit, e pranoi ate plotesisht. Ajo pranoi se kete veper penale, e ka kryer me qellime qe te minonte dhe te keqesonte marredheniet diplomatike midis Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise dhe shteteve te huaja, me te cilat ne kemi marredhenie diplomatike.
Vec pohimeve te pandehures, akuza ne ngarkim te saj, per vepren penale te parashikuar nga neni 49 te Kodit Penal dhe kundra vajtjen penale, te mbajtjes se armeve pa lejen e organeve kompetente, te parashikuara nga nenet 224 te Kodit Penal, u provua me proces-verbalet e keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe fotografise perkatese, me proces-verbalin e kapjes ne flagrance te pandehures {Prendushe dhe thiken qe i eshte gjetur me vete, me akt-ekspertimin teknik dhe me theniet e deshmitareve: Fatmir Boci, Veli Xhengo, Nazar Ymeri, Shaban Hoxha, Veli Xhafa, Driti Mato, Gavrosh e Lefteri Laska, si dhe me theniet e Lindita Bekes, te bere ne hetuesi.
Nga sa u analizua me lart, e pandehura Prendushe Deda, duhet te pergjigjet penalisht, per veprat penale te parashikuara nga neni 55/1 te Kodit Penal dhe per kundra vajtjen penale te parashikuar nga neni 224 te Kodit Penal.
Nga hetimi gjyqesor rezultoi e provuar gjithashtu se e pandehura Prendushe Deda, gjate kryerjes se veprimeve te saja armiqesore me carjen e gomave me thike me makinave te ambasadave te huaja te akredituara ne vendin tone, ka vene ne dijeni per nje gje te tille dhe dy te pandehurit e tjere, Gavrosh dhe Lefkothe Lasken, me daten 13.10.1980, kohe ne te cilen ajo kishte demtuar vetem dy goma.
Te pandehurit Gavrosh dhe Lefkothe, megjithese vihen ne dijeni per nje gje te tille dhe kuptonin se nje veprim i tille, i bere nga e pandehura Prendushe Deda, mund te sillte pasoja te renda deri ne prishjen e marredhenieve diplomatike te shtetit tone, me shtetet e tjera qe kishin marredhenie me ne, nuk kane bere asnje veprim per te denoncuar ate ne organet kompetente, por kane heshtur.
Nga mos denoncimi dhe indiferentizmi qe kane treguar te pandehurit Gavrosh dhe Lefkothe, ka ardhur si pasoje qe e pandehura Prendushe, te vazhdoje aktivitetin e saj armiqesor, duke demtuar (care) edhe 22 goma te tjera te makinave te ambasadave te huaja ne vendin tone. Memorie.al