Përmbysen hetimet për vrasjen e gazetarit grek Nikos Katsikas në Kajro të Egjiptit. Policia po heton mundësinë që pas krimit të jenë motive seksuale. Trupi i korrespondentit grek është gjetur në banesën e tij në zonën Sheikh Zayed në gjendje dekompozimi.
Fqinjët njoftuan policinë për erën e fortë që dilte nga banesa e gazetarit. Kur policët thyen derën, panë Nikos Katsikas të vdekur dhe konstatuan se ai kishte plagë me thikë në brinjë.
Pas hetimeve të para dhe mbledhjes së informacioneve nga fqinjët, policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se ishte takuar për herë të parë me gazetarin grek në lokalin ku ai punonte.
Kanë shkëmbyer telefonata dhe gazetari e kishte thirrur në banesën e tij pak ditë pasi janë takuar.
Autori i dyshuar i vrasjes ka thënë në polici se kur ka vizituar banesën, Nikos Katsikas e ka pyetur për gjendjen e tij financiare.
Shpërndarësi tha se i është përgjigjur duke i thënë se “ishte i varfër”. Gazetari dyshohet se i ofroi një shumë të konsiderueshme në këmbim të marrëdhënies.
Sipas policisë së Kajros, një lidhje dashurie mes dy burrave duket se është zhvilluar pothuajse një javë para krimit.
Sipas Prokurorisë së Kajros dhe gjithmonë sipas shkrimit të eremneës.com, autori e ka vizituar fillimisht gazetarin në shtëpinë e tij dhe pasi fillimisht ka pasur një lidhje, më pas e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Ai dyshohet se mori para dhe sende me vlerë nga banesa e viktimës dhe është larguar. Autori u identifikua shpejt. I arrestuari tashmë ka pranuar krimin.
/5pyetjet.al