-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kandidati i “Rithemelimit” u bashkohet strukturave të LSI në Durrës

Kryesoret

Pas u prezantua nga Sali Berisha si kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet lokale të 6 marsit në Durrës, Ardian Muka është prezantua këtë të martë edhe dega e LSI-së në këtë qytet.

Në një postim në rrjete sociale, LSI shkruan se strukturat në Durrës japin mbështetje të plotë ndaj kandidatit, i cili doli nga primaret e zhvilluara në Komisionin e Rithemelimit (Struktura e ngritur nga Berisha).

Disa ditë më parë, Muka është prezantuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në zonën e Sukthit.

Kujtojmë se Ardian Muka është kandidati që doli nga primaret e zhvilluara në Komisionin e Rithemelimit për Bashkinë e Durrësit.

Pasi KQZ-ja nuk lejoi Komisionin e Rithemelimit të bëhej pjesë e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, 6 kandidatët e Berishës do të përfaqësojnë LSI-në dhe PDK-në.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit