Deputetët e PD-së në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për inceneratorët kanë vendosur edhe njëherë me prova dhe fakte në shënjestër socialistët për mënyrën si kanë vepruar për të përfituar. “Kompanitë fituese janë të lidhura ngushtë me pushtetin” tha ai.
Anëtari i komisionit, deputeti Lefter Gështenja, tha se ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani refuzoi që të firmoste kontratën për inceneratorin e Fierit, por edhe të tjerët.
Gjithashtu ai tha se kontrata përcaktonte se inceneratori i Fierit duhet të ishte vendosur në punë në 2018, por që as sot nuk rezulton që të ketë ndodhur një gjë e tillë. “Qeveria ka nisur pagesat ende pa përfunduar projekti” tha ai.
Gështenja propozoi shtyrjen afateve me dy muaj, në mënyrë që të ketë dhe një rezultat më të mirë në përfundim të hetimeve. Afati i Komisionit Hetimor skadon në datën 25 Shkurt, dhe opozita propozon që ai të shtyhet deri në 23 Prill.
Për inceneratorët deri tani në qeli është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndërsa në kërkim janë dy njerëzit kryesorë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
/5pyetjet.al