-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miratohet rritja e çmimit të energjisë në Kosovë

Kryesoret

Bordi i Drejtorëve i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në Kosovë ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike. Me pesë vota pro dhe asnjë kundër, Bordi ka votuar për shtrenjtimin e tarifave mbi bllokun tarifor 800 kWh dhe jo 600 sa ishte propozuar në fillim.

Sipas këtij vendimi, për konsumatorët që kalojnë bllokun mbi 800 kWh për muaj ka dy tarifa, ajo e natës prej 6 centësh dhe tarifa e ditës, ose tarifa e lartë prej 12 centësh, ku sipas kryetarit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, nga tani ata që konsumojnë deri në 1000 kWh do të kenë një rritje prej 10 eurove gjatë muajve në vijim.

“Ky bllok të zhvendoset në 800 kilovatë orë. Struktura e re tarifore deri në 800 kWh i inkurajon konsumatorët që t’i shfrytëzojnë dy tarifat. U ofron konsumatorëve që të shfrytëzojnë energjinë në mënyrë efiçiente me 5.9 centë kWh. Për ata që konsumojnë mbi 800 kWh, është tarifa e lartë prej 12 centësh dhe tarifa e ulët 6 centë”, u tha në mbledhjen e Bordit të ZRRE-së.

Sipas ZRRE-së, rreth 20% e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor. Po ashtu, u tha se për bizneset nuk do të ketë bllok-tarifë. Vendimi hyn në fuqi nga nesër.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit