Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka vënë në dilemë banorët e ‘Big Brother Vip’. Ata ishin mbledhur në një dhomë duke zhvilluar një sfidë që u kishte ngarkuar ‘Vëllai i Madh’. Çështja ishte në leximin e disa titujve lajmesh dhe konstatimin e tyre, nëse ishin të vërteta apo jo. Një prej titujve që u lexua nga aktorja Arjola Demir ishte dënimi i Tahirit. Të gjithë kishin mëdyshje, ndërsa Monika Lubonja e dinte me siguri që kjo gjë ishte e vërtetë. Ajo tha se dihej që Tahiri do të dënohej, pasi e kishte ndjekur si çështje.