-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot ishte Kryemadhi, nesër shkon Berisha: Më prisni në Lushnje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha nesër do të jetë në Lushnje ku do të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie, Elton Bano.

“Nesër, ditën e mërkurë, më datë 9 shkurt, në ora 17:00, në Sallën e Pallatit të Kulturës prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Lushnjes, Z. Elton Bano. Ftoj të gjithë banorët e Lushnjes të marrin pjesë” shkruan Berisha.

Sot në këtë qytet ishte Monika Kryemadhi në mbështetje të kandidatit të Sali Berishës.

“Struktura drejtuese e LSI Lushnje më energjike se kurrë për 6 Marsin. Lushnja e qytetarëve meriton një shans të ri.

Tani është momenti juaj, për ti dhënë vetes, familjes, fëmijëve e qytetit tuaj, një kryetar bashkie që i nënshtrohet vullnetit tuaj dhe jo interesave klienteliste të qeverisë apo bandave. 6 Marsi është dita për Lushnjen, shtëpinë tuaj” tha ajo.

Në Lushnje në datë 6 mars kandidojë, Indrit Sefa nga Lulzim Basha, Elton Bano nga Sali Berisha dhe Eriselda Sefa nga PS, që është kryetare aktuale e komanduar pas arrestimit të Fatos Tushes.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit