Zgjatja e afateve për komisionet e Vettingut është në rendin e ditës së seancës plenare të datës 10 shkurt në Kuvendin e Shqipërisë. PD ende nuk e ka dhënë koncensusin për të votuar zgjatjen e afateve. Pas SHBA-së dhe BE-së, sot ishte ambasadori gjerman në Tiranë që kërkoi nga opozita që të votojë pro kësaj nisme.
“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst.
Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt.
Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian” tha ambasadori gjerman Peter Zingraf.
/5pyetjet.al