-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pezullohet shefi në Mitrovicë, shante ish-gruan në telefon e rrjete sociale

Kryesoret

Komandanti i Njësisë për Reagim të Shpejtë (NjRSh) në kuadër të policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Uglesha Jarediq, është pezulluar nga detyra, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ai është pezulluar për 72 orë për shkak të dhunës në familje.

“Ka kohë që Jarediq është ndarë me bashkëshorten dhe jeton vetëm, mirëpo B. J. ish bashkëshortja e tij, ka përjetuar dhunë për muaj të tërë duke marrë mesazhe me përmbajtje fyese dhe ofenduese përmes telefonit dhe rrjeteve sociale. Si rrjedhojë, ajo ka denoncuar rastin në polici” kanë thënë burimet.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, për të marrë një prononcim rreth rastit, por ai nuk është përgjigjur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit