-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pret të dalë para gjykatës serbe zyrtari i komunës Bujanoc që ngriti flamurin shqiptar

Kryesoret

Ish-drejtori i Kulturës në Bujanoc, Granit Sadriu do të paraqitet në Gjykatën e Vranjës në Serbi për shkak se vendosi flamurin shqiptar në këtë institucion.

Ai deklaroi se duhet të paraqitet në gjykatë më 1 mars.

“Nuk jam drejtori i vetëm që dënohem për përdorimin e simboleve kombëtare. Çdo vit dënohet ndonjë drejtor i institucioneve”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Ai sqaroi se sipas shtetit serb është një shkelje që të ngrihet flamuri shqiptar, kur pranë tij nuk është ai serb. Ai tha se pret të dënohet nga kjo gjykatë me një shumë parash.

Sadriu nënvizoi se autoritetet serbe nuk do të ndalen, pasi institucionet e Shqipërisë nuk marrin masa për këtë situatë.

Vitin e kaluar, në 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, dikasteri që ai drejtonte, “Shtëpia e Kulturës në Bujanoc” vendosi simbolin kombëtar shqiptar në këtë godinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit