-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkimi i Presidentit, çfarë ndodh në kulisat e Kushtetueses për të siguruar votën e pestë

Kryesoret

Publiku është mbërthyer në debatin që bëjnë palët lidhur me procedurat që kanë nisur muaj më parë për shkarkimin e kreut të shtetit. Në fakt procedura është vetëm maja e ajsbergut. Lufta reale zhvillohet në kulisa. A do arrihet apo jo numri I “artë” prej 5 votash që duhen për të patur një votim të vlefshëm.

Deri tani duket se shumica qeverisëse ka në favor vetëm katër vota, bëjnë të ditur burime nga institucioni më i lartë i drejtësisë shqiptare. Këto vota duket se përfaqësohen nga relatori I çështjes Përparim Kalo si dhe nga tre gjyqtarët që janë përzgjedhur nga shumica parlamentare. Një përkatësi e tillë lexohet dhe nga mënyra e formulimit të 72 pyetjeve që ju dërguan presidentit për të dhënë shpegime në seancë ndaj akuzave që i janë bërë. Nëse Rama duket se i ka të sigurta këto katër vota, Meta ka të sigurtë votën e gjyqtares Sonila Bejtja. Gjithë lufta e nervave duket se është përqëndruar tek dy anëtaret e tjera. Ato janë Marsida Xhaferllari dhe ushtruesja e detyrës së Kryetares së Gjykatës, Vitore Tusha.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbëhet nga shtatë anëtarë. Dy vende janë ende vakantë, çka e bën të detyreshme që votimi për të qenë I vlefshëm duhet të jetë të paktën  5 pro dhe  2 kundër.  Dhe ata që duan shkarkimin e Metës po e kërkojnë votën e pestë tek Tusha e Xhaferllari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit