Në prag të sfidës ndaj Tottenham e vlefshme për Premier League, trajneri i Southampton ka folur për gjendjen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja, i cili u dëmtua në ndeshjen e së shtunës ndaj Coventry-t.
Trajneri Ralf Hasenhutwll, ka deklaruar për mediat se Broja nuk është stërvitur këto dy ditë, por me shumë mundësi mund të jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen kundër Totenhemit të Antonio Kontes, e programuar për tu zhvilluar nesër në orën 20:45.
“Ai nuk u stërvit dje dhe as të dielën. Ne do të vlerësojmë gjendjen e tij sot. Është e mundur që ai të jetë në dispozicion nesër, por gjithsesi ende nuk e dimë.
Ne duam t’i japim atij kohë për t’u rikuperuar dhe le të shohim se çfarë përgjigje do të na japë stafi mjekësor.”, përfundoi trajneri i Sauthemptonit.