-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beniada shpreh vlerësimin për Donaldin, Einxhel: Ai nuk ka qëndruar njëherë me ty

Kryesoret

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, vazhdojnë ende diskutimet për Donaldin mes Einxhelit dhe Beniadës.

Beniada është shprehur se aktori është i vetmi person që ka vlerësuar gjithmonë, por Einxheli këmbëngul që Donaldi nuk ka bërë ndonjë gjë që të tregojë afrimitet ndaj saj.

Sipas Einxhelit, modelja ka pasur ka pasur marrëdhënie më të ngushtë me Dj Dagz-in sesa me Donaldin.

Beniada: Donaldi është i vetmi person që kam vlerësuar gjithmonë.

Einxhel: Të paktën mua nuk më është dukur sikur ti me Donaldin e ke pasur marrëdhënien më të ngushtë se sa me banorët e tjerë. Ke pasur banorë të tjerë shumë më të afërt sesa ai, përveç meje. Më shumë ke ndejtur me Dagz-in sesa me Donaldin.

Beniada: Kam ndejtur me Dagz-in nga fillimi, kur ti ishe e mërzitur. Pas Semit, kur doli Semi kam qenë pak me Dagz-in.

Einxhel: Unë Donaldin nuk e kam parë ndonjëherë të rri këtu me ty dhe të bëni muhabete ose të pini kafe.

Rikujtojmë se Donaldi dhe Beniada kanë bërë një bisedë me njëri-tjetrin, ku modelja i ka shprehur Donaldit vlerësimin që ka për të, duke e konsideruar si një njeri të fortë dhe luftarak.

“Për katër muaj kam njohur një Donald pa ditur asgjë dhe të kam analizuar në një mënyrë të pastër ashtu si më ke analizuar ti mua. Është ndryshe kur më analizon mua dhe të tjerët që di diçka. Dhe jam e lumtur që kam njohur një Donald të fortë, nganjëherë pak nevrik por është pjesa jote e bukur. Sepse mendon se ke të drejtë dhe lufton për të drejtën tënde. Një Donald që në të mirë dhe keq ka mbështetur njeriun e vet”, i tha Beniada.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit