-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e fëmijës në kopsht, ekspertiza: U mbyt me zinxhirin e xhupit

Kryesoret

3-vjeçari që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fierit, është mbytur me zinxhirin e xhupit. Në këtë përfundim ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore duke konfirmuar versionin e edukatores Redina Binjaku, e cila u arrestua për veprën penale të shkeljes së rregullores në punë.

Në dokumentin e publikuar nga “Shqipëria live”, shkruhej se “në trupin e kufomës, nga këqyrja e jashtme, u konstatua shirit ekimotik strangulimi në qafë, i cili projektohet në pjesën e përparme dhe anësore të qafës dhe me zbehje në të dyja anët e qafës, në nivel të përparmë të muskulit ku projektohet arteria karotide që furnizon trurin me gjak”.

Ngjarja e rëndë u shënua në 7 janar. Fëmija u gjet përmbys nga edukatorja dhe u dërgua në spital pa shenja jete. Familjarët e të miturit kërkuan drejtësi pasi nuk besonin që ishte mbytur aksidentalisht. Kopshti privat “Flatrat e Dijes” në Fier u mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit