-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kokulur dhe i penduar, fieraku që vrau gruan me thikë: Kërkoj mëshirë

Kryesoret

Arrest me burg pa afat. Ky është vendimi i gjykatës së Fierit për 57-vjeçarin Petrit Manaj që një ditë më parë ekzekutoi gruan, Valdete Manaj 50-vjeçe me thikën e bukës.

Pas një sherri për arsye xhelozie, sipas autorit, ai mori thikën dhe e qëlloi disa herë në zemër. Sot me pranga në duar dhe kokën ulur doli përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. “Kërkoj mëshirë. Jam i penduar” u shpreh autori.

Ditën e djeshme Petrit Manaj ekzekutoi gruan me thikë dhe iku në lokal për të ngrënë më pas njoftoi vëllanë polic se kur shkoi në shtëpi e gjeti gruan të vdekur dhe sipas tij ishte vetëvrarë nga depresioni.

Por hetimet paraprake zbuluan se ishte ai që e kishte vrarë. Petrit Manaj e pranoi krimin duke thënë se e kishte vrarë, pasi ishte xheloz.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit