-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ikët me bisht ndër shalë”, Felaj e pranon: Në Fier nuk bëhet incenerim

Kryesoret

N/kryetarja e Komisionit Hetimor Ermonela Felaj u shpreh në mbledhjen e sotme se në impiantin e ngritur në Fier dërgohen dhe selektohen plehrat, ndërsa pranoi se nuk bëhet incenerim. Ajo tha se koncesioni është brenda afatit, që mbaron këtë vit.

Edhe deputetët e tjerë socialistë në këtë komision thanë se landfilli është funksional. Por demokratët me në krye Jorida Tabakun që është drejtuese e këtij komisioni lëshuan akuza të forta për vjedhje.

Debati në komision

Arben Pëllumbi: Dje ishim në Fier, atje punohej, trajtohen mbetjet, nëse ka shkelje merret prokuroria, jo ne.

Jorida Tabaku: Fieri ishte skenë krimi.

Arben Pëllumbi: Nuk ishte rrethuar me shirit.

Jorida Tabaku: Ky është problemi juaj, për atë është ministri brenda. Bëhet fjalë për tre persona në kërkim ndërkombëtar.

Ermonela Felaj: Mbiemri im shqiptohet, ndryshe, se më vret veshin, ose më thuaj Ermonela.

Jorida Tabaku: E mirë, zonja Valikaj

Ermonela Felaj: Ne nuk ishim për ekskursion dje në Fier. Ishin mediat, por jo sekretaria e Kuvendit. Nuk e di përse ka ndodhur kjo. Këto sjellje nuk duhet të ndodhin.

Sekretaria duhet të mbajë procesverbalin përkatës. Ne pamë dje që 4 bashki të qarkut të Fierit i çojnë plehrat atje. E vërteta thuhet sikur është. Kishte një objekt atje.

Plehrat mblidheshin, bëhej selektim manual i plehrave. Koncesioni është brenda afatit, që nuk është dy vite, por gjashtë vite dhe mbaron në 2022, atje thjeshtë nuk bëhet incenerim.

Belind Këlliçi: Atje janë vjedhur 430 mln euro. Sot ka një vendim gjykate që pronari i atij inceneratori Klodian Zoto është në kërkim ndërkombëtar.  

Antoneta Dhima: Deputetët e PD-së ishin atje dhe ikën me bisht ndër shalë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit