Belgjika do të fillojë me administrimin e dozës së katërt kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët.
Ministri i Shëndetësisë Wouter Beke, njoftoi se ditën e sotme u është dërguar ftesë personave me imunitet të dobët për dozën e katërt të vaksinave Pfizer-Biontech ose Moderna.
74 % e popullsisë së Belgjikës ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa në dozat përforcuese kjo përqindje është 49.
Me rënien e rasteve në vend ditët e fundit, në rend dite është lehtësimi i masave pandemike.
Komiteti Këshillimor i Qeverisë do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kalimin në nivelin “portokalli” në vend të nivelit “të kuq” që zbatohet aktualisht për masat në vend.
/5pyetjet.al