-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani shpartallon me 4 gola Lazion, gjen Interin në gjysmëfinale të Kupës

Kryesoret

Milani mposhti me rezultatin 4-0 Lacion, në çerekfinalen e Kupës së Italisë, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me Interin. Kjo fazë e Kupës, do të zhvillohet me 2 takime, të cilat janë planifikuar për t’u luajtur më 2 mars dhe 20 prill. Dy derbi për t’u shijuar!

Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme ndaj Lacios, ai foli i gjithi për kuqezinjtë, që arritën të shënonin plot 3 herë në pjesën e parë. Leao hapi fillimisht serinë e golave në minutën e 24-t, ndërkohë që Zhiru, i shndërruar në një përbindësh të vërtetë në ndeshjet e fundit, shkërmoqi lacialët me dopietën në minutat 41 dhe 45+1’.

Skuadra e Piolit ishte pothuajse inekzistente në fushë, ndërkohë që Kesi vulosi “pokerin” në minutën e 79-të. Një sukses mëse i merituar ky për Milanin, që duket se fitorja e javës së kaluar në derbin ndaj Interit e ka rritur ndjeshëm moralin në kampin kuqezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit