Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku i ka cilësuar normale lëvizjet e transaksioneve mes firmave lidhur me investimin në portin e Durrësit. Ajo tha se nesër do të japë shpjegime të plota në interpelancën që do të zhvillohet në Kuvend.
“Fantazmë apo jo, këtë e thoni ju apo opozita, unë them që duhet të thelloheni në dokumente. Lëvizjet dhe transaksionet mes kompanive janë normale përsa kohë kanë akte ligjore. Nesër do i merrni të gjitha përgjigjet në seancën parlamentare” tha ajo.
/5pyetjet.al