Në ngjarjen e sotme të kompanisë Samsung, “Galaxy Unpacked 2022”, patëm mundësinë të shikonim prezantimin e pajisjeve të reja.
Samsung Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra janë pajisjet e reja të kompanisë koreano-jugore ndërsa kanë një dizajn të ri, një kamerë më profesionale dhe procesorin më të avancuar të parë ndonjëherë në telefonat Galaxy – Exynos 2200.
E vetmja gjë që ka ndodhur që nuk e prisnim është se Samsung ndërpreu modelin S21 Ultra, i cili vetëm tregon sesa shumë dëshiron që njerëzit të blejnë S22 Ultra të ri.
Lajm i mirë është se të tre telefonat S22 shiten me të njëjtat çmime si modelet e vitit të kaluar.
Galaxy S22 – 700 euro (8 GB RAM / 128 GB memorie)
Galaxy S22 Plus – 875 euro (8/128 GB)
Galaxy S22 Ultra – 1050 euro
Me këto çmime, Galaxyt e reja mbeten konkurruese. Çmimet më të larta do të kishin qenë një pilulë e vështirë për t’u gëlltitur pasi edhe rivali i vjetër Apple do të kishte pasur çmime më të ulëta.