Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi, ka shpërndarë një video të realizuar në zonën e Darsisë, ku ka ngritur shqetësime për infrastrukturën energjetike.
Ai ka ironizuar gjendjen e shtyllave elektrike, duke i cilësuar ato si një pasqyrë të neglizhencës dhe mungesës së investimeve.
Në video, Korreshi tregon pamje të shtyllave elektrike të amortizuara, duke theksuar se situata është në kontrast me projektet e promovuara nga qeveria.
“Kjo video flet vetë”, shkruan Korreshi.









