-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim takon Ramën përpara se të niset për në SHBA: Korrupsioni dhe Rusia

Kryesoret

Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

Takimi ka zgjatur disa minuta dhe në fokus mësohet se ka pasur marrëdhëniet mes dy vendeve përpara se Edi Rama të niset për vizitë zyrtare në Uashington.

“Ambasadorja Kim u takua sot me kryeministrin Rama përpara vizitës së tij në Uashington DC.

Ajo përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Ata biseduan gjithashtu mbi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, përparimin historik në forcimin e marrëdhënies sonë në mbrojtje, dhe hapat e mëtejshëm për të rritur tregtinë dhe investimet midis SHBA-së dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryeministri Rama do të shkojë edhe në Uashington, pasi ka marrë një ftesë për t’u takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Edi Ramës dhe Sekretarit Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit