Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama bën të ditur se deri tani janë më shumë se 216 mijë shqiptarë që kanë plotësuar formularët e Këshillimit Kombëtar.
Kryeministri ftoi të gjithë qytetarët të cilët nuk i janë përgjigjur ende thirrjes së tij për “kuvendim popullor”, që t’i bashkohen ose përmes plotësimit të formularit online ose atij fizik të shpërndarë në banesat e tyre.
“216,291 qytetarë e kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtarë. Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi – shpërndarja vazhdon”, shkruan kryeministri në Facebook.