-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paguanin 16 mijë euro për të shkuar drejt Austrisë në kuti druri

Kryesoret

Policia austriake ka gjetur tetë persona të ardhur nga Turqia të fshehur në kushte kërcënuese për jetën në një kuti të ngushtë prej druri të ngjitur në pjesën e poshtme të një kamioni.

Policia tha se grupi ishte trafikuar nga Rumania nëpërmjet Hungarisë. Disave prej tyre u ra të fikët gjatë udhëtimit sepse u ekspozuan ndaj tymit të shkarkimit për orë të tëra.

Vendin ku ishin fshehur personat e trafikuar e kanë përshkruar si një “kuti tmerri”.

Zyrtarët thanë se shoferi, një turk 39-vjeçar, rrëfeu se kishte kontrabanduar deri në 40 persona në Austri në tetë udhëtime. Secili duhej të paguante midis 15,000 dhe 16,000 € për udhëtimin e rrezikshëm. Një bashkëpunëtor i dyshuar, një turk 56-vjeçar, u arrestua të premten në qytetin austriak të Gracit. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit